Jovo Vangellovski është dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, por dënimi i zëvendësohet me dënim me kusht, në qoftë se gjatë katër viteve të ardhshme të mos kryejë vepër të re penale, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Pas provave të paraqitura, fjalëve përfundimtare u dha aktgjykimi i shkallës së parë. I pandehuri është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me kusht”, thonë nga Gjykata.

Vangellovski të enjten ëshzë dënuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Ai akuzohet për abuzim të pozitës dhe autorizimit të tij zyrtar sepse për një gjyqtare në nëntor 2018 qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj.

Vangellovski u shkarkua zyrtarisht nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës në mars për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Koçan në 2017, derisa ai ishte në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button