RMV, javën e kaluar 2.271 qytetarë e kanë përdorur teleferikun në Vodno

Në periudhën nga data 27 maj  deri 2 qershor 2.271 qytetarë e kanë shfrytëzuar teleferikun nga Vodno e Mesme deri te Kryqi i Mileniumit, gjegjësisht vetëm gjatë uikendit (28 dhe 29 maj), 1.194 qytetarë kanë vizituar Vodnon dhe kanë përdorur teleferikun, njofton Portalb.
Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tri linjat e autobusëve që qarkullojnë për në Vodno të Mesme janë duke funksionuar përsëri nga data 30.12.2021. Shtojnë se në periudhën maj -shtator, teleferiku punon çdo ditë, përveç të hënave dhe çdo të martë të fundit të muajit nga ora 10 deri në 20, për shkak të mirëmbajtjes së rregullt.
“Për përdorimin e teleferikut respektohen protokollet e mbrojtjes nga Covid-19, kështu që në një kabinë lejohet maksimumi 4 persona, të cilët janë të obliguar të mbajnë maskë. Pasagjerëve para hyrjes në kabinë u matet temperatura dhe kryhet dezinfektim. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë. Qytetarëve u mundësohet përdorimi i dy transportuesve për kafshët shtëpiake (qen me rritje të vogël dhe të mesme) ndërsa lejohet edhe transporti i qenit shoqërues për personat me hendikep”, potencojnë nga Qyteti i Shkupit.
Përkujtojnë se deri në Vodno të Mesme qarkullojnë tre linja autobusësh – numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e mesme) transport çdo ditë përveç të hënës, si dhe numrat 25A (Automaqedoni – Vodno e mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno e mesme) që qarkullojnë vetëm gjatë fundjavës dhe festave shtetërore. Të tre linjat në fundjavë dhe festat shtetërore janë falas për qytetarët. Qytetarët, orarin e këtyre tri linjave të autobusëve mund ta shohin në ueb faqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button