Është djegur Qendra kulturore bullgare “Vanço Mijallov”në Manastir, MPJ dënon aktin vandal

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur objekti i Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” – Manastir. Presim që institucionet sa më shpejt të hetojnë plotësisht rastin dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët!!, thuhet në postimin e kësaj qendre në Facebook, njofton Portalb.

Nga Prokuroria Publike informojnë se lidhur me këtë rast janë dhënë urdhra për zbulim të autorëve.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, së bashku me ekipe të SPB Manastir, mëngjesin e sotëm realizuan ekspertizë në vendin e ngjarjes në objektin e djegur – qendra për kulturë “Vanço Mihajllov”. Rezultatet fillestare nga ekspertiza udhëzojnë se është djegur pjesa e hyrjes së objektit. Janë marrë gjurmë nga vendi i ngjarjes për të cilët prokurori publik dha urdhër për ekspertizë”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria.

Me qëllim të zbulimit të autorit, nga Prokuroria potencojnë se prokurori publik menjëherë do të japë edhe urdhra për sigurim të xhirimeve nga video kamerat e sigurisë të objektit, por edhe të objekteve tjera në rrethinë.

Ndërsa, madje, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kumtesës e dënojnë ashpër aktin e zjarrvënies së qëllimshme në hyrje të shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir.

“Ky sulm vandal është një tjetër dëshmi se ka shumë aktorë që janë kundër progresit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Ky krim nuk është kryer rastësisht në këtë ditë, kur dy vendet do të kenë dialog për të tejkaluar çështjet e hapura në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ.

Nga Ministria informojnë se organet kompetente të shtetit po bëjnë përpjekje për gjetjen e autorit të këtij akti vandal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button