Dita e 7 e grevës së urisë, 4 policë të shkarkuar i bashkohen grevistëve

Të larguarit nga administrata vijojnë prej shtatë ditësh grevën e urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar rikthimin në punë.

Gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet nga dita në ditë, ndërsa shumica e tyre kanë marrë disa herë trajtim mjekësor, por shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri në fund. Mesditën e sotme grevisti Edmond Idrizi pati probleme shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë, Përfaqësuesi i Shoqatës së Policëve në lirim 2013 tha se grevës së urisë do t’i bashkohen edhe katër policët e larguar nga puna, Ismail Elezi, Qamil Zhkaba, Shefki Lushaj dhe Bledar Kruja, të cilët kërkojnë rikthimin në detyrë. Bashkë me 4 policët e larguar, numri i grevistëve shkon në 17.

Shoqata e Policëve në lirim pretendon se 650 punonjës policie janë larguar nga puna në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë kanë përfituar nga Gjykata Administrative të drejtën për tu rikthyer në detyrë. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button