Një punëdhënës për një punëtor në Maqedoninë e Veriut harxhoi 545 mijë denarë mesatarisht, dallohen ato në IT

Në Maqedoninë e Veriut një punëdhënës më së shumti harxhon për punëtorët e sektorit të Informacionit dhe komunikimit, derisa mesatarja vjetore për punëtorin është 545 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Shpenzimi mesatar vjetor i punëdhënësit për punëtor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, është 545 015 denarë. Shpenzimet më të larta mesatare vjetore të punëdhënësit për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në sektorin Informacione dhe komunikim me 958 664 denarë”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që më së paku shpenzime bëhen për punëtorët e sektorit Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit, ku shpenzimet mesatare vjetore për një punëtorë janë 344 119 denarë.

Në bazë të rezultateve nga Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Agjencia për Punësim, një punëtorë ka punuar brenda vitit mesatarisht 1 780 orë, derisa për çdo orë paguhet 306 denarë, Sektori privat paguan 291 denarë për orë, ndërsa të tjerët mesatarisht 333 denarë për orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button