Sonte përsëri do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut prej në mesnatë përsëri do të rriten çmimet e disa derivateve të naftës, ndërkohë diseli do të jete 99.5 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 denarë/l, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 denarë/litër”, raportojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit.

Kështu, çmimet e derivative të naftës pas mesnatës: benzini BS-95 do të jetë 109 denarë, BS-98 do të jetë 111.50 denarë, eurodizeli 99.5 denarë, vaji ekstra i lehtë 98.5 denarë dhe mazuti 54.64 denarë.

Këto janë vlerat e akcizave, varësisht nga lloji i derivatit: te BS-95 dhe BS-98 është 22 denarë për litër, te eurodizel BS është 15.5 denarë, te vaji ekstra i lehtë 15.5 denarë, ndërsa te mazuti M-1 është 0.1 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button