Aziri: Shteti përfiton nga çmimet e naftës, qytetarët plaçkiten e varfërohen

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj rritjes enorme të çmimit të derivateve dhe propozon disa masa me qëllim që në këtë kohë të krizës energjetike të mbrohen konsumatorët.

“Në fakt ne kemi propozuar ulje të TVSH nga masa 18% në atë 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15,00 denarë e për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit në një vlerë fikse jo më shumë se 3,00 denarë. Mirëpo kjo qeveri nuk i merr parasysh këto propozime e sugjerime të ASH dhe ka ofruar masa gjysmake të cilat nga 01.06.2022 i ka hequr dhe të njëjtat edhe pse ishin gjysmake tani më nuk aplikohen. Një propozim tjetër i ASH që është propozuar e nuk është marrë parasysh nga kjo qeveri, është ajo që në kohën kur çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore shënojnë rritje te larta, e duke e ditur se një nga komponentët kryesore për formimin e çmimit të tregtimit të derivateve të naftës janë çmimi i këtij energjensi në tregjet botërore dhe kursi i këmbimit të dollarit në bursë, ASH ka propozuar ngrirje të TVSH në një masë të limitit maksimal dhe pavarësisht se si do të lëviznin çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore, pjesa e TVSH që do të paguanin konsumatorët për këto derivate të fiksohej në një vlerë fikse. Por edhe këtë masë kjo qeveri nuk po e zbaton dhe nuk e merr parasysh”, deklaroi deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.

Ata kanë bërë analiza duke krahasuar çmimet e derivateve të naftës me datë 28.02.2022 dhe ato që janë aktuale sot me 03.06.2022.

“Theksin e kemi vënë mbi tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) e cila edhe me datë 28.02.2022 është në masën 18% poashtu edhe me datë 03.06.2022 është në masën 18%, pra në pjesën e përqindjes nuk ka ndryshim aplikohet e njëjta normë tatimore në vlerë prej 18%. Nga tabelat shihet se me datë 28.02.2022 për derivatin benzinë në emër të TVSH për çdo litër benzinë të shitur shteti inkasonte 13,02 denarë ndërsa sot me datë 03.06.2022 për çdo litër benzinë të shitur shteti inkason 16,59 denarë, pra shteti për çdo litër benzinë të shitur sot inkason 3,57 denarë më shumë se në datë 28.02.2022 , ndërsa për çdo litër dizel sot më 03.06.2022 shteti inkason 15,14 denarë ndërsa me datë 28.02.2022 inkasonte 11,52 denarë, pra shteti për çdo litër benzinë të shitur sot inkason 3,62 denarë më shumë. Këtu nuk ka vend për koment! Nuk ka qeveri në botë, kjo edhe në vendet më totalitare, që në këtë kohë krize energjetike shteti të aplikojë masa që ta mbush buxhetin e shtetit, e qytetarët e vet ti zhvas e ti zhys në një varfëro të skajshme”, deklaroi Aziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button