Zhelinë, një “BMW” e ka goditur për vdekje një 50-vjeçar dhe ka ikur, policia e arrestoi pronarin e veturës

Mbrëmë në ora 20:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Zhelinë të Tetovës, një veturë e tipit “BMW” me targa të Tetovës, në pronësi të personit D.F. (42) nga ky fshat, e drejtuar nga person që e kishte lëshuar vendin e ngjarjes, ka goditur këmbësorin 50-vjeçar Z.S., nga i njëjti fshat. nga plagët e marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, informojnë nga SPB Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Në vendin e aksidentit inspektimin e kanë kryer  prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë. Mbrëmë (02-qershor) në ora 22:15 pronari i automjetit D.F. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës. Me urdhër të Prokurorit Publik në trupin e pajetë të të ndjerit Z.S. do të kryhet autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button