Për të tërhequr klikime, publikohet e pavërteta se Putini është vrarë

Postimi që po e analizojmë bie ndesh me veten – në titull thuhet se është kryer atentat mbi presidentin rus Vladimir Putin, në tekst shkruhet për “tentativë e supozuar për atentat në shkurt”, sipas një deklarate nga një oficer i inteligjencës ukrainase, që në fund të thuhet se nuk ka prova për pretendime të tilla, transmeton Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook pretendon se është kryer atentat mbi presidentin rus Vladimir Putin dhe se ai është vrarë. Ky informacion është i pasaktë.

Postimi shpërndan një artikull me titull: “BOMBË! Inteligjenca ukrainase: Putini u vra! Këtë mëngjes është kryer atentat mbi presidentin rus”.

Në fillim, teksti i referohet një deklarate të një oficeri të inteligjencës ukrainase.

“Zyrtari i lartë i inteligjencës ukrainase Kirillo Budanov pretendon se është bërë atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin”.

Por, që në fjalinë e ardhshme bëhet e qartë se atentati i supozuar ndaj Putinit është kryer në shkurt, ndërsa teksti është publikuar në maj.

“Tentim atentati është kryer në muajin shkurt”.

Më tej, në artikull thuhet se nuk ka asnjë provë për pretendimet e bëra nga shërbimi i inteligjencës ukrainase.

“Ai tha se presidenti rus ishte sulmuar nga zyrtarë të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik. Megjithatë, siç thotë ai, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë”.

Teksti nuk ka asgjë të përbashkët me atë që thuhet në titull. Se Putini është vrarë, siç pretendon titulli, është një gënjeshtër e madhe dhe me sa duket synon të shkaktojë panik publik dhe të tërheqë sa më shumë klikime.

Prandaj, mund të konkludojmë se teksti që po e recensojmë është i pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button