Një kandidat e kaloi filtrin e komisionit për gjyqtar kushtetues, tetë të tjerë në pritje

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot në ora 11:00 duhet të vazhdojë seancën e 13-të në të cilën duhet të përcaktohen propozimet për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Vazhdimin e seancës dje e paralajmëroi kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime Marija Georgievska.

Komisioni dje miratoi propozimin që Fatmir Skënderi, gjyqtar civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, të zgjidhet gjyqtar kushtetues. Komisioni duhet të vendosë edhe për tetë gjyqtarë të tjerë.

Përveç propozimit të Fatmir Skënderit, deputetët duhet të shqyrtojnë edhe propozimet për gjyqtarë kushtetues të prokurorit publik të Republikës Ljubomir Joveski, Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, të propozuara nga partitë në pushtet dhe profesorët universitar Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjyqtari në pension Branko Sekulovski, prokurori Todor Vitlarov, gjyqtarja e Gjykatës Administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër, të propozuar nga VMRO-DPMNE.

Në Kuvend, me muaj nuk mund të përcaktohen propozimet për gjyqtar kushtetues, ndërsa Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, filtër i cili duhet të kalojnë kandidatët për gjykatës kushtetues, disa muaj ishte pa kryetar, duke pasur para syshë se deputeti Kostadin Kostadinov, i cili ishte në atë funksion, në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar u bë kryetar i Strumicës dhe e lëshoi Parlamentin.

Më 16 mars të këtij viti, në vend të tij për kryetare të Komisionit u zgjodh deputetja Marija Georgievska nga LSDM, e cila thotë se deri më tani nuk ka informacione se ka propozime për gjyqtarë, ndërsa kur të ketë do të caktojë vazhdimin e seancës.

Tri nga katër vendet tashmë të zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese u liruan në maj të vitit 2021 kur u mbaruan mandatet tre gjyqtarëve: Sali Muratit, Elena Goshevës dhe Nikolla Ivanovskit.

Menjëherë pas përfundimit të mandatit të tyre në qershor të vitit të kaluar, filloi seanca e komisionit, e cila kaloi në një atmosferë të tensionuar dhe në të cilën deputetët nuk arritën të përcaktojnë propozimet për gjyqtarë kushtetues.

Komisioni nuk ka funksionuar gjithashtu pasi pas zgjedhjeve lokale, përveç konkursit të Kostadinovit, partitë kanë debatuar edhe nëse deputeti Fadil Zendeli nga Besa duhet të mbajë postin e anëtarit të komisionit, duke qenë se partia e tij vendosi të largohet nga shumica qeverisëse dhe t’i bashkohet opozitës. Pak muaj më vonë, më 3 mars të këtij viti, shumica e modifikuar, e cila ishte e mendimit se deputeti nuk duhet të zinte mandatin që i takon koalicionit qeverisës, arriti të shkarkojë Zendelin. Në të njëjtën seancë plenare të 16 marsit, kur Georgievska u zgjodh kryetare, deputetët në vend të Zendelit zgjodhën Darko Kaevskin nga LSDM-ja.

Në ndërkohë, në Kushtetuese u lirua edhe karrigia e katërt për shkak se gjyqtarit Jovan Josifovski i përfundoi mandati në mesin e janarit të këtij viti.

Krahas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, për momentin me mandat aktual janë edhe gjyqtarët: Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski dhe Vangelina Markudova.

Markudovës në nëntor të këtij viti, do t’i skadojë mandati nëntëvjeçar, ndaj do të zbrazet edhe një vend tjetër në Gjykatën Kushtetuese.

Ajdari, Kadriu dhe Kostadinovski, nga ana tjetër, janë zgjedhur në janar dhe mars 2018, që do të thotë se mandati i tyre përfundon në vitin 2027. Kacarska ishte e fundit që iu bashkua Gjykatës Kushtetuese dhe mandati i saj nëntëvjeçar filloi në nëntor 2020.

Janë propozuar nëntë kandidatë. Deputetët nga qeveria propozuan prokurorin publik republikan Ljubomir Joveski, gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup Fatmir Skenderin dhe Tanja Vasiq-Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjyqtaren në pension Branko Sekulovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik në Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button