Departamenti i Shtetit e publikoi Raportin për respektimin e lirive fetare në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021

Në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit për gjendjen e respektimit të lirive fetare në botë thuhet se Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut e ndalon diskriminimin fetar dhe parasheh lirinë religjioze dhe lirinë fetare.

Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit, në të cilin përshkruhet statusi i lirive fetare në çdo vend të botës, e prezantoi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, transmeton VOA.

“Siguron barazi para ligjit për të gjithë individët, pavarësisht besimit fetar”, thuhet në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, në raportin e vitit 2021, vihet në dukje se Ministria e Drejtësisë dhe ministritë e tjera qeveritare kanë diskutuar për amendamentet e një ligji të vitit 2007 me të cilin rregullohet religjioni që do të lejonte komunitetet më të mëdha fetare të fitojnë statusin e “personave juridikë”, por Ministria e Drejtësisë përsëri i ka shtyrë konsultimet me grupet fetare për këto amendamente.

Më 18 shkurt, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) e dënoi publikisht regjistrimin zyrtar nga qeveria të Bashkësisë Islame Selefiste në dhjetor të vitit 2020, duke thënë se kjo do të ishte e dëmshme për unitetin mysliman të vendit.

Udhëheqësit e BFI-së thanë se pas takimit midis kreut të BFI-së Reis Shaqir Fetahu dhe presidentit Stevo Pendarovski në janar, marrëdhëniet me qeverinë në Shkup ishin përmirësuar më, por që me  disa ministri të qeverisë dhe gjyqësori vazhduan me sjellje të pafavorshme.

Gjykata e Apelit në Shkup e refuzoi kërkesën për regjistrimin e Arqipeshkvisë Ortodokse të Ohrit (AOH) për shkak se kërkesa nuk ishte dorëzuar brenda afatit, thuhet në raport. AOH vazhdoi të alarmonte se kishte ndërhyrje të dëmshme të qeverisë në çështjet e kishës. Gjykata Themelore Civile e Shkupit vendosi në maj se komuniteti bektashi i Tetovës (një grup sufi) mund të aplikonte serish për t’u regjistruar si grup fetar; por komuniteti prapë nuk ka paraqitur kërkesë gjatë vitit.

Pjesëtarët e komunitetit bektashi (Tetovë) kanë raportuar sërish maltretime nga qeveria dhe BFI.

BFI tha se qeveria ka vazhduar të shfaqë favorizim ndaj Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit (KOM-AO), ndërsa grupet më të vogla fetare vazhduan të raportojnë trajtim të pabarabartë nga qeveria në krahasim me pesë grupet e emërtuara me kushtetutë.

Zyrtarët e BFI-së thanë se qeveria kishte shtyrë akreditimin e shkollave të mesme islame të drejtuara nga BFI, duke i penguar studentët të regjistroheshin në universitetet e financuara nga shteti. Në një intervistë në prill, ministrja e parë në vendi, me përkatësi herreje, që nga pavarësia e vendit tha se ajo ishte përballur me antisemitizëm kur u shkarkua nga kabineti, në vitin 2020, pasi u shfaq në një konferencë shtypi ku në sfond shfaqej emri i mëparshëm i shtetit, Republika e Maqedonisë.

Zyrtarët e AOH vazhduan të venë në pah se klerikët e tyre dhe anëtarët e familjeve të tyre shpesh ishin shënjestër e ofendimeve mediatike dhe viktima të sulmeve fizike nga individë që konsiderohen të afërt me KOM-OA.

Raporti i Departamentit të Shtetit më tej thekson se komuniteti Bektashinj (Tetovë) vazhdon të kundërshtojë pretendimet e BFI-së për pronësi të plotë dhe planet për të rinovuar Arabati Baba Teqen, një kompleks që komuniteti Bektashi (Tetovë) e përdorte si seli të veten.

Mediat në Maqedoni raportuan një incident vandalizmi ndaj një manastiri të vendosur në një zonë me shumicë myslimane dhe 18 incidente vjedhjesh nga kishat gjatë vitit.

Nga KOM-OA, për vjedhjet dhe vandalizmin deklaruan se nuk besojnë që pas incidenteve ka motive fetare.

Në raport thuhet që Ambasadori amerikan dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës në Shkup me zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë drejtorin e Komitetit për Marrëdhënie dhe Grupet Fetare, kryetarë komunash e të tjerë, kanë diskutuar për dialogun ndër-fetar dhe rëndësinë e tolerancës e mirëkuptimit ndërmjet grupeve të ndryshme fetare.

Me deputetët Ambasada e SHBA-së në Shkup ka diskutuar për statusin e lirisë fetare në vend, kthimin e pasurive fetare dhe ndryshimet në ligjin për shkollat ​​e mesme, duke përfshirë akreditimin e shkollave fetare. Përfaqësuesit e ambasadës janë takuar me kryepeshkopin e KOM-OA, Stefan dhe kreun e BFI-së, Fetahu, për çështjet e lirisë fetare, përfshirë sundimin e favorizimit të grupeve të caktuara fetare.

Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se Ambasada e SHBA në Shkup Gjatë vitit të kaluar, ka përdorur mediat sociale për të përhapur mesazhe që theksojnë rëndësinë e lirisë fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button