Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për paga më të larta, LSM do të organizojë grevë të përgjithshme

Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe nesër do të merret vendim për grevë të përgjithshme, deklaroi  kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes dy orëshe në Qeveri, raporton MIA. Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me përfaqësuesit qeveritar, të cilët, siç theksoi, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për gjënë kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.

“Kërkojmë rritje të menjëhershme të pagave. Goditjet e çmimeve dhe inflacioni dyshifror na japin të drejtën që menjëherë të kërkojmë korrigjim të pagave, sepse kjo nuk është më e qëndrueshme”, tha Dimovski.

Ai bëri të ditur se nesër do të mblidhen organet më të larta të LSM-së dhe pritet të merret vendim për grevë të përgjithshme.

Sindikata kërkonte takim me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe ministrat e Financave, të Punës dhe Politikës Sociale pas prezantimit të ribalancit të buxhetit,  pasi u pa se nuk ishin planifikuar mjete për këtë kërkesë siç ishte premtuar gjatë negociatave.

LSM, me iniciativën e së cilës e diela është shpallur ditë jopune, nuk pajtohet me projekt-amendamentet e fundit ligjore që propozojnë e diela të jetë ditë pune në vendet turistike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button