Përfundoi pjesa e parë e dialogut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, në pjesën e dytë do të ketë temat tjera

Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së ka përmbyllur temat e pjesës së parë, ku u diskutua për sigurinë, mbrojtjen, energjinë, mjedisin jetësor dhe nismat rajonale, transmeton Portalb.mk.

“Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqet avancim të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe hap kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale, si dhe konkretizim dhe përcaktim konkret të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme”, vlerësojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria sqaroi që pas temat për të cilat u dakorduan, pas përfundimit të dialogut do të bëhen pjesë e deklaratës së përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e këtyre negociatave janë ministri Bujar Osmani, Slavjanka Petrovska, Kreshnik Bekteshi dhe Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Në pjesën e dytë të dialogut që vijon do të mbahen panelet për Sundimin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë, Tregtinë dhe Investimet, pritet të bëhet edhe prerje e bashkëpunimit dypalësh”, raporton Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button