Gafa e Shtëpisë së Bardhë, zbulohet shefi i CIA-s në Afganistan

Një zyrtari i lartë i CIA-s në Kabul është ekspozuar me emër e mbiemër aksidentalisht nga Shtëpia e Bardhë në listën me emra që iu dha mediave pas vizitës së presidentit Barack Obama në Afganistan, tek trupat amerikane. WashingtonPost njofton se Shtëpia e Bardhë e kuptoi gabimin dhe menjëherë e korigjoi listën duke hequr emrin e personit të shënuar, që në fakt është zyrtari më i lartë në Afganistan.

Mbrojtja e madhe që u bëhet zyrtarëve të CIA-s në në këtë rast është thyer dhe zbulimi është bërë nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Oficeri i CIA-s ndodhej në takimin që 15 zyrtarë të lartë realizuan me Presidentin Obama në bazën Bagram, në veri të Kabulit. Emrat e tyre u bënë të ditur nëpërmjet një liste përmes zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Lista qarkulloi me email-e në adresë të gazetarëve që udhëtuan me Obamën në Afganistan.

WashingtonPost raporton se një rast i ngjashëm ka qenë ai në Pakistan, ku 3 emra agjentësh u ekzpozuan dhe si pasojë u rrezikuan. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button