Zelesnky thotë se Rusia kontrollon ‘20 për qind’ të territorit të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se trupat ruse kontrollojnë afërsisht një të pestën e vendit të tij, përfshi Gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe territoret në lindje të kontrolluara nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, raporton REL.

“Sot, rreth 20 për qind të territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve”, deklaroi Zelensky gjatë adresimit të tij në parlamentin e Luksemburgut.

Forcat ruse morën kontrollin e pjesës më të madhe të një qyteti industrial ukrainas si pjesë e përpjekjes së tyre për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, teksa vazhdojnë të shënjestrojnë hekurudhat të përdorura për transportimin e armëve nga aleatët perëndimorë të Kievit, ndërsa lufta i afrohet ditës së saj të 100-të.

Ndërkohë Ukraina po punon me partnerët e saj ndërkombëtare për të krijuar një mision të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rihapur rrugët detare në Detin e Zi dhe për të eksportuar prodhimet bujqësore të Ukrainës, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Oleg Nikolenko.

Rusia ka kapur disa nga portet më të mëdha detare të Ukrainës dhe marina e saj kontrollon rrugët kryesore të transportit në Detin e Zi, duke bllokuar dërgesat e Ukrainës dhe duke shkaktuar një krizë globale ushqimore.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve, siguria ushqimore e të cilëve po e vuan më shumë agresionin rus kundër Ukrainës, që të përdorin kontaktet e tyre me Moskën për ta detyruar atë të heqë bllokadën e porteve detare të Ukrainës dhe t’i japë fund luftës”, shkroi Nikolenko në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button