Petreski në POINT: Ballkani Perëndimor cak i fushatave dezinformuese nga të huajt, punojmë në zbardhjen e tyre (VIDEO)

Ndikimet malinje ku dezinformatat përdoren për t’i përhapur ato, janë me komponent rajonal në Ballkanin Perëndimor, kështu një dezinformatë kalon nga një shtet në një tjetër, dhe e njëjta kur kthehet në vendin nga ka dalë, kthehet në formë më të shtrembëruar që mund të bëjë më shumë dëme. Kështu deklaroi kryeredaktori i Vëretmatësit- versionit në gjuhën maqedonase, Vlladimir Petreski duke folur mbi temën “Tregime nga rajoni dhe më gjerë- pjesa e parë” në konferencën POINT (Politic Accountability and New Technologies-Përgjegjësia Politike dhe Teknologjitë e Reja) e cila filloi sot në Sarajevë, shkruan Portalb.mk.

Sipas Petreskit puna me verifikimin e fakteve në Fondacionin Metamorfozis këto dymbëdhjetë vite, ka treguar se nevoja për të njëjtën po rritet çdo ditë dhe më shumë. Ajo që theksoi ai është se gjatë kësaj periudhe dezinformatat përdoren për të përhapur ndikime të huaja keqdashëse jodemokratike në vendin tonë dhe në rajon. Ai theksoi se në të kaluarën në RMV ishte e vështirë për tu folur kjo temë mirëpo këto ditë kjo ka ndryshuar.

Ne vendosëm që në periudhën e ardhshme të punojmë shumë më seriozisht për këtë çështje. E shohim gjithashtu që tani publiku është gati për një projekt si ky. Në mars patëm një sondazh kombëtar në Maqedoninë e Veriut ku pyetëm qytetarët për dezinformimin dhe morëm rezultate vërtet interesante, 90% e tyre mendojnë se dezinformimi është një problem serioz dhe më shumë se 80% mendojnë se Qeveria duhet të bëjë diçka, si p.sh. miratimi i një lloj ligji për dezinformimin”, tha Petreski.

Vlladimir Petreski, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Vlladimir Petreski, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Për këtë ai tha se publiku tani më është gati të gërmojë pak më thellë për të shkuar pas dezinformatave.

Ndërkaq duke folur për ndikimet e dezinofrmatave dhe ndikimeve të huaja, ai theksoi se është shumë e rëndësishme të punohet në këtë drejtim në aspekt rajonal. Pasi sipas tij, pavarësisht ndarjes së politikave në Ballkanin Perëndimor, skenat mediatike janë të ndërlidhura për shkak se gjuhët janë të afërta dhe kulturat janë të afërta, njerëzit janë mësuar të lexojnë media të caktuara për dekada të tëra, kështu që nuk është shumë e vështire për dezinformatat të kalojnë një vend në tjetrin dhe të përhapen shpejt.

Petreski theksoi se në këtë drejtim, Fondacioni Metamorfozis në tre vitet e ardhshme do të angazhohet po në këtë drejtim.

“Projekti për të cilin do të punojmë në tre vitet e ardhshme është “Western Balkans anti disinformation hub”. Tani ne do të ekspozojmë ndikimet malinje përmes gazetarisë së Watch-Dogs dhe gazetarisë përmes të dhënave. Do të ketë shumë produkte, shumë verifikime faktesh, analiza, ne do të monitorojmë mediat në mënyrë që të mund të tregojmë me të vërtetë se ku vijnë këto ndikime malinje. Ne sigurisht do ta punojmë këtë në nivel rajonal, me partnerët tanë afatgjatë, Zashto Ne, Qendra Ndërkombëtare e Veprimit për Sigurinë – Serbi, Qendra për Tranzicion Demokratik – Mali i Zi, Faktoje – Shqipëri dhe Sbunker – Kosovë”, tha Petreski.

Konferenca POINT, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Konferenca POINT, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Së bashku me Petrevskin në këtë panel folën edhe Teona Tomashvili– specialise në kryqëzimin e të dhënave, teknologjisë dhe politikës nga organizata ForSet- Gjeorgji si dhe Haytham Atef– themeluesi i eSquare nga Egjipti.

Konferencën mund ta ndiqni drejtpërdrejt, ndërsa pjesën e panelit mbi “Tregimet nga rajoni dhe më gjerë- pjesa e parë” mund ta ndiqni nga minuta 02:24:00.

Ndryshe, konferenca POINT organizohet nga anëtarët e rrjetit ACTION SEE, pjesë e së cilës është edhe Fondacioni Metamorfozis.

Sot në konferencë foli edhe kryeredaktorja e Portalb.mk- Elida Zylbeari, ndërsa nesër zëvendës-kryeredaktori i Meta.mk- Bojan Bllazhevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button