Akademiku Abdylmenaf Bexheti u zgjodh përsëri rektor i UEJL-së

Sot, në mbledhjen e 47, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin sërish Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit, që në tre vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin, transmeton Portalb.mk.

Rektori u zgjodh me shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL-së.

“Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, do ta udhëheq edhe për tre vite UEJL-në, pas një mandati të parë katërvjeçar shumë të suksesshëm edhe pse periudha në të cilën u zgjodh rektor ishte shumë sfiduese, me trende rënëse në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror”, njoftuan nga UEJL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button