Te vajzat 27 vjet, ndërsa te meshkujt 30 vjet, mosha mesatare e qytetarëve që martohen në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti janë realizuar mbi 13 mijë martesa, ndërsa më së shumti martesa realizohen në moshën nga 25 deri 29 vjet, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021, numri më i madh i kurorëzimeve prej 4 392 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 32.9%. Sipas moshës, edhe te burrat të së njëjtës grupmoshë kemi më së shumti kurorëzime, edhe atë 4 959 ose 37.2%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2021 janë realizuar 13 337 martesa, apo 29.8 përqind më shumë se në vitin paraprak. Në muajin gusht realizohen më shumë martesa (14.9 përqind), ndërsa më së paku në prill (5.1).

“Mosha mesatare e martesës së parë është 27.0 vjeç për femrat dhe 29.8 vjeç për meshkujt”, raporton Enti. Ndërkohë janë regjistruar 1 964 divorce, 395 më shumë se viti paraprak.

Në bazë të komunave, në Kumanovë janë realizuar 724, Tetovë (719), Gostivar (643), Çair (542), Strugë (498), Likovë (460), etj.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button