Në Maqedoninë e Veriut ka 6037 doktorë shkencash dhe 18897 analfabetë

Në Maqedoninë e Veriut, 6.037 persona (0,4 për qind) kanë doktoraturë, 23.192 persona (1.5 për qind) nuk kanë kurrfarë arsimi, ndërsa 62.129 persona (4,1 për qind) kanë arsim fillor jo të plotë. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, në përputhje me Programin për publikimin dhe shpërndarjen e të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vend, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Sipas shkrim-leximit janë të regjistruar 18.897 persona ose 1,2 për qind analfabetë, prej të cilëve 5.517 janë meshkuj dhe 13.380 femra. Sipas nivelit më të lartë të përgatitjes shkollore, në totalin e popullsisë rezidente të moshës prej 15 vjeç e më shumë janë të regjistruar 23.192 persona ose 1,5 për qind pa arsim, 62.129 persona ose 4,1 për qind janë me arsim fillor të papërfunduar, 423.456 persona ose 27.8 për qind janë me arsim fillor. 672,375 persona ose 44,1 për qind janë me arsim të mesëm, 263,349 persona ose 17,3 për qind janë me arsim të lartë, 29,654 persona ose 1,9 për qind janë me diplomë master, 6,037 persona ose 0,4 për qind janë me doktoraturë, kurse 45,174 persona ose 3 për qind me përgatitje shkollore të panjohur”, thonë nga Enti.

Sipas të dhënave, 189.736 persona janë në fushën e inxhinierisë, prodhimtarisë dhe ndërtimtarisë dhe vetëm 19.044 persona janë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 5 vjeç e më shumë, të cilët janë në proces të arsimit formal – 186.570 persona ndjekin arsimin fillor, 80.378 persona janë në arsimin e mesëm dhe 93.804 persona janë në arsimin e lartë, master dhe doktoraturë.

1.525. 366 persona është numri i popullsisë së përgjithshme, e aftë për pune të moshës prej 15 vjeç e më shumë, nga të cilët 717.769 persona janë pjesë e popullsisë aktive, gjegjësisht 608.520 persona janë të punësuar dhe 109.249 persona janë të papunë. Numri i personave joaktivë është 768.549 persona. Sipas nivelit më të lartë të shkollimit, shumica e të papunëve, 56.701 persona janë me arsim të mesëm, prej të cilëve 34.313 janë meshkuj dhe 22.388 janë femra. Sipas veprimtarisë, më së shumti të punësuar, 123.347 persona, janë në industrinë përpunuese, nga të cilët 65.751 janë meshkuj dhe 57.596 femra.

Në totalin e popullsisë rezidente, numri i personave me aftësi të kufizuara është 94,412, 1,8 për qind, të moshës 0 deri në 14 vjeç, prej 15 deri në 64 vjeç janë 43,5 për qind, kurse 54,8 për qind janë të moshës 65 vjeç e më shumë. Sipas llojit të aftësisë së kufizuar, peshën më të madhe prej 40.8 për qind ose 38 499 e kanë personat me vështirësi në lëvizje.

Nga gjithsej 839.174 banesa, të banuara janë 531.987 banesa ose 63,4 për qind, ndërsa 307.187 banesa ose 36,6 për qind janë të pabanuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button