Deri më 25 korrik mund të aplikohet në konkursin për veprën poetike më të mirë në gjuhën maqedonase

Autorët e veprave të botuara prej 1 qershorit të vitit të kaluar, do të mund të aplikojnë në konkursin për të fituar çmimin “Vëllezërit Milladinov”, transmeton Portalb.mk.

“Institucioni Nacional – Manifestimi “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” shpalli konkursin e sivjetshëm për çmimin “Vëllezërit Miladinov” për librin më të mirë poetik, botuar në gjuhën maqedone në mes të dy edicioneve të festivalit, në periudhën nga 1 qershori 2021 deri më 31 maj të këtij viti”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që konkursi do të jetë i hapur deri më 25 korrik.

Poezia e cila do të garojë, duhet të jetë e shkruar fillimisht në gjuhën maqedonase, ndërsa duhet të ketë ISBN dhe mos të jetë punim i bashkautorëve.

“Aplikimet mund të dorëzohen nga autorët ose botuesit e tyre me pëlqimin e autorit dhe një autor ose botues mund të marrë pjesë me një numër të pakufizuar titujsh”, deklarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button