Vizitorët po kthehen “ngadalë” në kinema, industria e filmit në RMV para ndryshimeve të mëdha [infografik]

Numri i vizitorëve në kinematë në të gjithë vendin vitin e kaluar ishte 170.567, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS). Pas vitit 2020, kur filloi pandemia e kovid-19 dhe u mor vendimi për mbylljen e kinemave, e me atë edhe numri vjetor i vizitorëve u ul ndjeshëm në krahasim me periudhën para pandemisë, vitin e kaluar 2021 pati një rritje të lehtë të numrit të vizitorëve në kinema dhe për projektimet e filmave, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Por pavarësisht rritjes në krahasim me pandeminë 2020, kjo shifër është shumë më e ulët se mesatarja e 10 viteve të fundit. Numri mesatar i shikuesve të kinemasë në dekadën e fundit është rreth 390.,000 në vit, duke arritur numrin rekord të vizitorëve në periudhën para pandemisë 2019, kur kinematë i vizituan gjithsej 539.218 persona.

Në vitin 2020, numri i vizitorëve u zvogëlua për 76 për qind, ndërsa kjo ishte rezultati i vendimit të Qeverisë, më 13 mars, për të mbyllur të gjitha kinematë, teatrot dhe institucionet e tjera ku mund të mbahen tubime masive. Disa kinema hapën sallat e tyre më vonë atë vit, ndërsa disa u hapën në vitin 2021.

Veç kësaj, industria e filmit “ngadalësoi” me produksionet dhe shfaqjen e filmave, kështu që premierat e shumë filmave anuloheshin.

Sipas statistikave të Entit Shtetëror të Statistikave, shumica e shfaqjeve të filmave dhe shikuesve të kinemasë janë zhvilluar në kryeqytet. Në Shkup në vitin 2021 janë shfaqur gjithsej 636 filma dhe 10.492 shfaqje, ndërsa numri i përgjithshëm i vizitorëve ka qenë mbi 146.000. Shkupi pasohet nga Manastiri me 74 filma të shfaqur, 210 shfaqje dhe mbi 22.700 vizitorë vitin e kaluar.

Më pak filma anë shfaqur në Ohër, Strugë, Shtip, Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë.

Nga numri i përgjithshëm i filmave të shfaqur në vend, 578 ose mbi 78 për qind ishin filma të huaj, ndërsa nga filmat e shfaqur ishin 63 vendas. 94 prej tyre ishin në bashkëprodhim.

Platformat e strimingut – (ar)miqtë e kinemasë

Por edhe pas rihapjes, kinematë mbeten “jotërheqëse” për pjesën më të madhe të popullsisë. Krahas shkaqeve të pandemisë, mungesa e interesit për shfaqjen e filmave në kinema është për faktin se njerëzit po shohin gjithnjë e më shumë filma artistikë në kushte të rehatisë nëpër shtëpitë e tyre në platformat e transmetimit, numri i abonentëve të të cilëve ka “shpërthyer” mbi dy vitet e fundit. Vetëm platforma Netflix kishte 158 milionë abonentë para pandemisë, ndërsa numri i abonentëve në tremujorin e parë të këtij viti ishte 221 milionë përdorues.

Filmologu Bojan Stanishiq nga Kinemateka e Maqedonisë së Veriut pajtohet se arsyet e rënies së popullaritetit të projeksioneve kinematografike qëndrojnë në rritjen e numrit të përdoruesve të platformave për striming, por edhe situata me kovid.

Stanishiq thotë se megjithëse kinematë anë mbyllur, industria e filmit nuk ka pushuar së punuari gjatë pandemisë. Ai beson se “problemi” qëndron tek shpërndarja e titujve.

“Mendoj se industria e filmit nuk u ndal as gjatë pandemisë, sidomos kur bëhet fjalë për filmin e pavarur, a që edhe te ne po bëhen filma. Problemi nuk është aq xhirimet e filmave sesa shpërndarja. Shohim që Netflix, për shembull, ka filluar të përfshihet në shpërndarjen e filmave. Problemi më i madh në vendin tonë nuk është xhirimet, por shpërndarja e filmave dhe ku do të shikohen ata filma. Maqedonia nuk është vetëm Shkupi dhe Manastiri, filmat duhet të shpërndahen edhe në qytete të tjera dhe të ketë vazhdimësi në shfaqjen e tyre”, tha Stanishiq.

Momenti social i kinemasë nuk mund të zëvendësohet me shikimin e filmave nga shtëpia

Mence Haxhi-Kosta Milevska, bashkëpunëtore eksperte për aktivitet filmik në Qendrën e Kulturës Manastir, në kuadër të së cilës funksionon Kinema 3D Manastir, beson se oferta e filmave ka filluar të kthehet në “normalitet” në fund të vitit të kaluar.

Sipas saj, tremujori i fundit i vitit 2021 i ngjante para-pandemisë 2019, sepse kishte një ofertë të pasur filmash që e tërhoqën vëmendjen e publikut. Ajo periudhë na dëshmoi se shprehitë për të shkuar në kinema nuk humbasin, thotë Haxhi-Kosta Milevska.

“Dispozicioni i të gjithë filmave në internet është një problem për kinematë, por platformat për striming, megjithëse në një farë mënyre anë konkurrencë, nga ana tjetër shpesh shërbejnë për të promovuar vazhdime të reja të disa filmave, për të krijuar shprehi për shikimin e rregullt të filmave dhe për të modeluar shijet e publikut. Momenti social i kinemasë nuk mund të zëvendësohet me platforma për striming”, tha Haxhi-Kosta Milevska nga Qendra e Kulturës Manastir.

Njohësit e situatës në industrinë e filmit thonë se këtë vit, kur situata me kovid-19 u qetësua, nuk mund të pritet realisht numri i vizitorëve të kinemasë as afër atyre para pandemisë.

“Tani jemi përballë një sfide të re – rritja e përgjithshme e çmimeve do të zvogëlojë buxhetin personal të vizitorëve, kurse nga ana tjetër oferta e ngjarjeve kulturore do të rritet pas një periudhe dyvjeçare pandemike, kështu që siç pritej, frekuentimi i kinemasë do të jetë i reduktuar”, tha Haxhi-Kosta Milevska.

Si do të ndryshojë shfaqja e filmave?

Përballë rënies së vizitorëve, kinematë tani do të duhet të kërkojnë mënyra të reja për t’u bërë më tërheqëse për konkurrencën. Vera është një mundësi reale për të ofruar eksperienca të ndryshme kinemaje për adhuruesit e filmit.

Sidomos në verë është shumë e rëndësishme të dilet jashtë dhe shfaqjet të jenë të hapura në një lloj kinemaje verore, atëherë do të rriteshin shfaqjet dhe numri i vizitorëve”, tha filmologu Stanishiq.

Në periudhën e ardhshme do të jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha në industrinë e filmit në të gjitha segmentet – nga produkcioni, përmes distribucionit, e deri te aktiviteti i shfaqjes së kinemasë.

“Vitet e pandemisë ishin një mësim i vështirë dhe procesi i digjitalizimit u përshpejtua, gjë që do të kontribuojë në ndryshim. Në industrinë e kinemasë do të ndryshohet qasja ndaj audiencës, do të theksohet momenti social, shfaqjet do të shoqërohen me aktivitete shtesë”, thotë Haxhi-Kosta Milevska.

Sipas saj, shtyllat e programit vjetor do të vazhdojnë të jenë blokbusterët, ndërsa në të njëjtën kohë pritet rritje e numrit të filmave evropianë, veçanërisht filmave nga rajoni i afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button