Presidenti Pendarovski e priti në takim gjeniun 13-vjeçar të matematikës, Ylli Morina

Pas takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, gjeniu 13-vjeçar i matematikës, Ylli Morina sot është pritur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, njofton Portalb.mk.

“Ylli Morina është njëri prej atyre nxënësve të talentuar të cilët impresionojnë me rezultatet e arritura. Gjeniu i matematikës prej katër vjeçar ka zgjidhur detyra dhe diturinë e tij e ndan publikisht nëpërmjet videove edukative në internet. I dëshiroj edhe shumë suksese në rrugën e tij drejt perfeksionimit të talentit të tij”, shkruan Pendarovski.

Në një bisedë për Meta.mk, Imrane Morina, nëna e Yllit, tha se presidenti ka treguar interesim të veçantë për përparimin e Yllit dhe është zotuar se do ta ndjekë zhvillimin e tij në të ardhmen.

“Presidenti ka thënë se ai personalisht do të angazhohet për të ndihmuar ose për të marrë një bursë dhe mentorim”, tha Imrane Morina.

Ndryshe, paraprakisht Meta.mk dhe Portalb.mk publikuan storjen për gjeniun e ri Ylli Morina, i cili jeton në lagjen e Shkupit, Shuto Orizare dhe pothuajse çdo moment e kalon duke zgjidhur detyra të matematikës dhe fizikës. Ai, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij, falë njohurive të tij, ndjek mësim për klasën e tetë në vend se për të shtatës. Gjithë atë që e di, Ylli e ndanë në kanalin e tij në Youtube dhe në atë mënyrë shumë studentë shumë studentë të arkitekturës, fizikës, ekonomisë dhe shkencave të tjera që lidhen me matematikën kanë mësuar për të. Studentë nga Maqedonia e Veriut dhe nga bota kërkojnë ndihmë prej tij.

Ai ka përgatitur dy përmbledhje me detyra të cilat ende nuk janë publikuar dhe shpreson se do të arrijë që arsimin e tij ta vazhdojë në gjimnazin matematikor, në vend që edhe një vit të qëndrojë në një vend duke mësuar materialet e arsimit fillor të cilat veç më i di.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button