Së shpejti kënga dhe klipi i ri nga Zanfina

Këngëtarja e njohur e skenës sonë, Zanfina Ismaili, ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Ajo ka thënë që gjatë muajit qershor kënga e re do të jetë në duart e publikut, ndërsa ka premtuar shumë befasi nga ajo

Vjetët në skenë dhe freskia që çdo herë e sjell përmes këngëve dhe klipeve kanë bërë që ajo të jetë njëra ndër emrat më të dashur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Zanfina Ismaili e cila ka treguar se është duke punuar në një këngë të re, e cila sipas saj do të jetë tipike verore. “Jam duke punuar në një këngë të re. Është një këngë ritmike, do të thosha tipike verore. Këngën e kanë punuar Zapp&Chriss.

Është duke dalë vërtet një këngë e mirë, shpresoj që edhe publikut do t’i pëlqejë”, ka thënë Zani në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar tutje që publikimi i këngës shpreson të jetë gjatë muajit qershor. “Nuk e di saktë kur do të publikohet kënga. Meqë ende jemi në proces të punës nuk mund të them saktësisht kur do të jetë në duart e publikun, por besoj se gjatë muajit qershor do të jetë gati për lansim”, ka nënvizuar më tej këngëtarja, e cila ka thënë që kësaj kënge do t’ia bashkëngjis edhe videoklipin.

“Po kënga do të jetë e plotësuar edhe me videoklip dhe klipin kësaj radhe do ta punoj me Produksionin ‘Imagine Creative’. Edhe klipi do të jetë interesant e shumë më ndryshe, por nuk po zbuloj më shumë le të mbetet befasi për publikun”.

Nuk ka në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim

Ndërkaq, Zani ka theksuar se për këtë sezon nuk ka në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim. “Jo nuk e kam në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim këtë sezon. Të shohim më vonë, ndoshta edhe do të ketë ndonjë. Nuk e përjashtoj mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse është ndonjë këngë që vërtet ia vlen të punohet në duet”, ka thënë Zanfina e cila shton tutje se as albumi njëherë për njëherë nuk është në planet e saj. “Jo sa i përket albumit njëherë për një herë nuk është në planet e mia.

Ndoshta më vonë po, por tani nuk e kam në plan”, ka thënë këngëtarja e cila ka premtuar befasi të shumta nga ajo këtë vit. “Sigurisht që do të ketë shumë këngë e klipe, unë nuk preferoj të lansoj shpesh këngë, përveç atëherë kur e shoh se ia vlen një projekt të punohet në te. Por që i premtoj publikut se do të ketë befasi nga unë”.

E meqë jemi në prag të sezonit veror, edhe Zanfina tregon se tash është vala e punës, ndërsa thekson se ajo do të jetë e pranishme kudo që publiku i saj e thërret. “Tashmë jemi në prag të sezonit dhe normalisht që jam e gatshme për sezon. Angazhimet në këtë periudhë janë më të shumta dhe sigurisht që do të jem kudo që publiku im të më kërkojë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button