Rritja e çmimeve, Aziri: Qeveria po i plaçkit qytetarët, urgjentisht të pranohen propozimet e ASH-së

Lidhur me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe çmimeve të produkteve, si dhe mos -vazhdimin e masave anti-krizë, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, nga ku thonë se në ketë kohë krize Qeveria, siç e quajnë ata e papërgjegjshme dhe totalitare po i zhvat dhe rrjep qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Nga të dhënat shihet se para aplikimit të masave antikrizë (12.03.2022) për ndryshimin e përqindjes së përllogarritjes së TVSH pët derivatet e naftës nga 18% në 10%, të hyrat për organet tatim mbledhëse në vend ishin në vlerë prej 37.46 denarë, pra e përsërisim para zbatimit të masave antikrizë, ndërsa nga sot këto të hyra për janë në vlerë prej 39,24 denarë, pra në arkën e shtetit nga sot do të arkëtohen më shumë 1,78 denarë për cdo litër karburant të shitur në pikat e tregtimit me pakicë të derivateve të naftës”, thonë nga ASh.

Nga kjo parti, theksojnë se nëse i krahasojmë këto të dhëna nga data e heqjes së masave të antikrizë (31.05.2022) me çmimin e sotëm të derivateve të naftës në arkën e shtetit do të arkëtohen më shumë 9,44 denarë për çdo litër karburant të shitur në pikat e tregtimit me pakicë të derivateve të naftës.

“Urgjentisht kjo qeveri duhet ti pranojë propozimet e ASH të bëra publike që nga koha e para aplikimit të masave antikrizë, e ato masa janë, ulje e TVSH nga 18 % në 5% , ulja e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe skladimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerën fikse prej 3 denarë. Nëse aplikohen këto masa çmimi i Benzinës Eurosuper BS-98 do të jetë 85,50 denarë ndërsa i Eurodizelit 75,50 denarë. Ndërsa në rastin kur në tregjet botërore çmimi i derivateve të naftës vazhdon te rritet pafundësisht, për vlerën e TVSH propozojmë të aplikohet një masë monetare maksimale fikse me qëllim që të mbrohet nga rritja enorme e çmimit të karburanteve”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Nga zbatimi i masave antikrizë, shtojnë nga ASH, në shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian qytetarët sot paguajnë çmim më të lirë për derivatet e naftës se qytetarët e RMV-së, më konkretisht në Bullgari, Qipro, Hungari, Maltë, Poloni, Rumani e Slloveni, pra  paguajmë çmime më të larta për derivatet e naftës nga më shumë vende të Bashkimit Evropian, ku pagat mesatare krahasuar me pagën mesatare në RMV janë 4 -6 herë më të larta.

“Këtu nuk ka vend për koment, kjo qeveri ka humbur logjikën dhe skajshmërisht është e papërgjegjëshme .
Eshte koha e fundit që kjo qeveri të pranojë propozimet e ASH, se kriza ekonomike e varfëria është ulur kembëkryq në shumë familje të RMV”, thuhet në reagim.

Ndryshe, sot ka përfunduar afati për disa nga masat antikrizë të Qeverisë, pas së cilës pritet rritje e re e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Sipas informacioneve, vaji për gatim pritet të rritet 7 denarë, kurse buka për 2 denarë të tjerë. Qumështi, nga ana tjetër, për të paktën 3 denarë, ndërsa vezët dhe një kilogram oriz do të rriten për 5 denarë.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në mars miratoi masat kundër krizës të propozuara nga Qeveria, me të cilat u ul TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5 në zero për qind dhe ulet akciza për karburantet, Qeveria kufizon marzhin për tregtarët në 5 dhe 10 për qind, respektivisht për produkte të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button