Radev: Nuk ka përparim në çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, prandaj nuk ka kushte për vizitën time në Paris

“Nuk ka kushte për vizitën time në Paris”, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes për vizitën e tij në Francë, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk.

Agjencia bullgare e lajmeve raportoi dje, duke cituar bisedimet e Këshillit të koalicionit të 27 majit midis partnerëve në qeverinë bullgare se presidenti dhe kryeministri bullgar Rumen Radev dhe Kiril Petkov, së bashku me një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme bullgare, do të takohen me presidentin francez për ta miratuar propozimin e Emanuel Macronit për heqjen e vetos në negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

BGNES publikoi ​​një deklaratë të nj personi të paidentifikuar duke thënë se gjatë bisedimeve të Këshillit të koalicionit, “qeveria u informua se presidenca franceze kishte premtuar të përfshinte të gjitha kërkesat bullgare në kuadrin e negociatave dhe se zbatimi i tyre do të garantohej nga vetë Macroni”.

Radev sot mohoi se do ta realizonte vizitën.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button