Pas vërshimeve dhe zjarrit Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës solli disa konkluzione

Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës, dje mbajti mbledhje lidhur me gjendjen e krijuar pas vërshimeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në Tetovë, ku u diskutua në detaje gjendja momentale dhe nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret, transmeton Portalb.mk.

Pas shqyrtimit të detajuar të gjendjes momentale Shtabi në fjalë solli këto Konkluzione:

  • Të vendoset ekip kujdestari nga NJTKZ –Tetovë dhe SPB për siguri si dhe nga Ndihma e Shpejtë në vendin që u përfshi nga zjarri në 24 orët e ardhshme;
  • Të angazhohet Inspektoriati Komunal Tetovë që të përgatis raport për gjithë objektet industriale se cilës kategori i takojnë (çfarë elaborate posedojnë) dhe ku i deponojnë mbetjet industriale; Pronarët pas përfundimit të ekspertizës ligjore në afat sa më të shkurtër të bëjnë sanimin e mbeturinave nga zjarri në baze të standardeve ekologjike.
  • Nga përvojat që kemi patur ditëve të fundit, pra komuna e Tetovës që nga dita e Diel (29 Maj) e deri më sot (31 Maj) ka vendosur në funksion të gjitha resurset si njerëzore ashtu edhe matriale-teknike në sanimin e situatës së krijuar si nga vërshimet por edhe nga zjarri, andaj kërkojmë zgjerim të kapaciteteve e NJTKZ si nga numri i të punësuarve po ashtu edhe mjeteve të nevojshme me të cilët posedon, sepse janë të pamjaftueshme për të mbuluar territorin e 5 komunave përreth, prandaj kërkojmë që të jepet pëlqim për rritjen e numrit të të punësuarve në NJTKZ, si dhe Qeveria të furnizojë NJTKZ me mjetet e nevojshme, me qëllim që në raste të tilla të mund të jenë më efikas dhe produktiv. Gjithashtu kërkojmë që të punësohen edhe punëtor të tjerë por të sillen edhe makina adekuate që raste të fatkeqësive tjera të mos kemi probleme në intervenim dhe të parandalojmë tragjedi më të mëdha.
  • Qeveria të ndihmojë në kompensimin financiar pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara ndaj personave fizik si dhe objekteve shkollore dhe infrastrukturës publike nga moti i lig që kaploi rajonin e Tetovës.
  • Kërkesë deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të kontrollojë dhe konstatojë se a është funksional stacioni matës i cilësisë së ajrit në Tetovë – qasje direkte në të dhënat momentale për cilësinë e ajrit, në të kundërten të sjell aparat mobil për këtë qëllim.
  • Kërkesë deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të ndihmojë me makineri për pastrim(larje) të rrugëve si dhe mjete për dezinfektimin e të njëjtave dhe objekteve të dëmtuara nga vërshimet në Tetovë.

Kërkesat që linden si pasojë e Konkluzioneve të mbledhjes së Shtabit të Krizës, prej sot do t’i drejtohen edhe Qeverisë, me qëllim ndërmarrjen e masave në afat sa më të shkurt kohor.

Kujtojmë se gjatë fundjavës që lam pas, Tetova u kaplua nga shira të dendura duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Qytetit. Pas përmbytjeve, të hënën Tetova që në orët e hershme të mëngjesit, u përball me tymin që kishte mbuluar qiellin e të gjithë qytetit, pasi ishte djegur depoja e ndërmarrjes Pofix, që ndodhet në dalje të Tetovës. 100 zjarrfikës, ushtria dhe një helikopter ushtarak, u vunë në lëvizje për t’i shuar flakët, të cilat rezistuan pothuajse për mbi 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button