Prokuroria kërkoi të konfiskohet selia e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Gruevski dhe Bozhinovski të shpallen fajtorë për rastin “Talir 2”

Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, të akuzuar në rastin “Talir 2”, duhet të shpallen fajtorë, ndërsa selia e VMRO-DPMNE-së politike të konfiskohet, sugjeroi në fund për këtë rast prokurori Lubomir Lape, raporton MIA. Sipas prokurorit Lape, të pandehurit Gruevski dhe Bozhinovski e trajtuan partinë politike VMRO-DPMNE si çdo subjekt tregtar.

“Kështu, të pandehurit kanë vazhduar të ndërmarrin një sërë veprimesh të gjitha me qëllim që partia politike të fitojë në mënyrë të paligjshme prona – seli të re partie dhe përfitime të paligjshme pronësore – fonde, dhe në kundërshtim me kufizimet ligjore”, deklaroi Lape.

Sipas dëshmive të dëshmitarëve dhe provave të paraqitura, prokurori Lape tha se Gruevski dhe Bozhinovski ishin ata që e përcaktuan përmbajtjen e shpalljes publike, e jo organet e partisë.

Me publikimin  e shpalljes publike nga të pandehurit Gruevski dhe Bozhinovski, prokurori Lape theksoi se ka mbetur hapësirë ​​për financim të kundërligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE dhe fitim të pronës, të cilën partia politike sipas ligjit as që mund ta fitonte.

Nga deklaratat e projektuesve, prokurori Lape tha se fillimisht kanë projektuar një godinë në katër kate, e më pas ka pasur ndryshim në lartësi dhe gjerësi, si dhe në  qëllim.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq  gjykatësja Daniela Aleksovska-Stojanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button