Industria e Maqedonisë së Veriut shënoi ulje të numrit të punëtorëve dhe prodhimtarisë

Në Maqedoninë e Veriut brenda një vitit është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 1.9 përqind, ndërkohë është regjistruar edhe ulje e prodhimtarisë për 3.8 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit prill të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 3.1%, në sektorin Industria përpunuese për 1.8%, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.5%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që prodhimtaria ka shënuar rënie për 2.1% në sektorin Miniera dhe gurorë, në sektorin Industri përpunuese shënon rënie për 6.9%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 28.8%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button