Nga mesnata në Maqedoninë e Veriut do të ketë rritje e çmimit të ushqimit dhe naftës, Qeveria nuk i vazhdoi masat anti-krizë

Masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ishin marrë në muajin mars për amortizimin e efekteve të krizës ekonomike, nuk do të vlejnë prej mesnate. Në seancën qeveritare nuk ishte në rend të ditës e vazhdimi i masave anti-krizë, kështu q do të ketë rritje të çmimeve për ushqimin dhe naftën, për shkak rritjes së akcizës dhe TVSH-së, raportoi DW, përcjell Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga Qeveria, deri më tani nuk ka ndonjë propozim për masa konkrete kundër krizës, derisa me rebalancin e buxhetit janë të parapara mjete për zbutjen e efekteve të krizës.

Me tejkalimin e këtyre masave anti-krizë, TVSH-ja do të kthehet prej 10 përqind në 18 përqind në lëndët bazë, ndërsa akciza për naftën do të rritet për 2 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button