Mustafa rrezikon pensionimin, Thaçi humbjen e lidershipit

I kanë hyrë garës për kryeministër, por pas zgjedhjeve njëri nga ta mund ta humbë edhe postin e liderit të partisë. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit mund ta krahasojnë me thënien Shekspiriane “të jesh apo të mos jesh”. Sidomos për Mustafën, analistët politikë parashikojnë se fitorja do të nënkuptonte mbijetesën e tij në politikë, kurse humbja fundin e karrierës.

Analisti Naim Rashiti fillimisht rikujton që këto zgjedhje kanë sjellë një risi, ngase gara po bëhet mes kandidatëve për kryeministër. Këtë formë, ka nënvizuar ai, e ka orientuar Thaçi duke e mobilizuar fushatën rreth tij dhe më pak rreth partisë. Një formë e tillë e fushatës, sipas Rashitit, po i imponohet tani edhe Mustafës.

“Kjo betejë e vendos Thaçin në qendër të vëmendjes duke marrë parasysh betejën edhe me ish-anëtarët e PDK-së Fatmir Limaj e Jakup Krasniqit të cilët dolën nga PDK-ja pikërisht për shkak të mospajtimeve me Thaçin”, ka thënë Rashiti. Andaj, sipas tij, tani nëse humbja e mundshme e PDK-së vlerësohet se vjen edhe si pasojë e ikjes së Limajt e Krasniqit, presioni partiak do të binte mbi Hashim Thaçin./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button