Dezinformatat janë problem sigurie, duhet bashkë të veprojmë për t’i parandaluar pasojat

Dezinformatat janë problem i sigurisë së shteti dhe duhet punuar të gjithë aktorët e shoqërisë bashkë për t’i parandaluar pasojat. Kjo mes tjerash u tha në sesionin e moderuar nga kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbari, “Zgjidhje dhe hapa të ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët”, në kuadër të konferencës “Përballje me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”, raporton Portalb.mk.

Marjan Zabrçanec, foto: Meta.mk
Marjan Zabrçanec, foto: Meta.mk

“Teza ime është se ne të gjithë bashkë si palë të përfshira, duhet të veprojmë në mënyrë të koordinuar dhe zëshëm. Ne që jemi këtu, jemi meinstrimi që duhet ta fitojmë luftën me dezinforamatat, pasi që kemi emër dhe mbiemër, përballë atyre që qëndrojnë në podrum dhe publikojnë dezinformata. Ne jemi shumë të fuqishëm se ata. Demokracia është më e fuqishme se dezinformatorët, por duhet të konsolidohet. Apeloj deri te të gjithë aktorët në shoqëri që të jemi të zëshëm kur dikush tenton të na keqpërdor ndjenjat nacionale, në interes të qëllimeve që nuk janë demokratike. Dezinformatat kanë për qëllim të nxisin konflikt, ndasi, dhe në thelb duan të shkaktojnë konflikt mes popullatës. Duhet fushatë masive e përbashkët me mediat dhe organizatat mediatike për edukimin e popullatës në luftën kundër luftës me dezinformatat”, tha Marjan Zabrçanec, koordinator nacional për Ballkan të Hapur dhe për iniciativa rajonale në Qeverinë e RMV-së

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM, Dragan Sekullovski, nëpërmjet një prezantimi tregoi se si shpërndahen dezinformatat dhe keqpërdoren mediat për propagandë politike. Sipas prezantimit, vetëm gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, partitë në mediat e RMV-së kanë derdhur 5.1 milionë euro.

Dragan Sekullovski, foto: Meta.mk
Dragan Sekullovski, foto: Meta.mk

Ai tha që duhet të bëhen ndërhyrje në Kodin Zgjedhor në aspektin e reklamimit të partive, gjithashtu të rritet buxheti i buxhetit të RTM-së, i cili sipas tij është shumë i vogël, gjegjësisht në kushte kur duhet të ketë 40 milionë euro, ai ka 11 milionë.

“Rekomandojmë që partitë të heqin dorë nga programi i paguar politik në media, të përforcohet pavarësia financiare dhe institucionale e RTM-së, kultura politike të përmirësohet, vetërregullimi të mbështetet dhe mediat duhet të mbështeten te Kodi Etik”, tha Sekulloski.

Udhëheqësi i projektit të USAID-it, “Youthin”, Mihajllo Llahtov, udhëheqës i projektit të USAID “Youthink”, porositi që të rritet niveli i arsimimit dhe edukimit mediatik.

Mihajllo Llahtov, foto: Meta.mk
Mihajllo Llahtov, foto: Meta.mk

“Te qytetarët e pashkolluar nuk mund të gjeni edukim mediatik. Nuk mundemi të luftojmë me dezinformatat nëse nuk kemi arsimim i cili do të ofrojë edukim mediatik. Ilaçi është në arsimimin e të rinjve. Përqindje e madhe e të rinjve, nuk duan të dinë se çfarë ndodh në shtet. As duan të dinë se si komuna e tyre i harxhon paratë, si funksionon pushteti publik. Pra, plotësisht dalin prej botës reale dhe margjinalizohen, duke parë përmbajtje mediatike për argëtim. Më thonë të rinjtë “të gjithë janë të njëjtë”, “është budallallëk”, “nuk më intereson”, “të gjitha janë lajme të rrejshme”.  Unë vlerësoj se nuk është e saktë, se të gjithë gazetarët janë të njëjtë, në çdo profesion ka profesionistë. Nuk duhet të vazhdojmë me retorikën luftë kundër dezinformatave, por duhet t’i kyçim në edukimin mediatik, të jenë pjesë e përkushtimit tonë të hyjnë në sistemin, i cili në të ardhmen në mënyrë më të informuar do të marrin vendime”, tha Llahtov.

Xhabir Deralla, kryetar i Civil, theksoi se çështja e dezinformatave duhet të trajtohet në mënyrë serioze pasi që ajo është problem i sigurisë së shtetit.

Xhabir Deralla
Xhabir Deralla

“Mund të konkluzoj se nuk është problemi që të gjuajmë dezinformata dhe të promovojmë edukatë mediatike, ne kemi problem me kulturën politike. Ne jo vetëm që kemi problem me kulturën mediatike, por edhe me kulturën politike. Kemi problem me arsimimin në përgjithsësi, intervenimet janë  Ne duhet të dimë se e gjithë shoqëria është në sulm, dezinformatat nuk mund t’i shohim si të thjeshta. Produksioni i tyre është problem i sigurisë dhe kemi nevojë që luftën kundër dezinformatave ta ngrisim në nivel më të lartë, pasi që është interes publik”, tha Deralla.

Paneli: “Zgjidhje dhe hapa të ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët”. foto: Vanço Xhambaski, CC-BY
Paneli: “Zgjidhje dhe hapa të ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët”. foto: Vanço Xhambaski, CC-BY

Në fund, drejtori ekzekutiv i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, e mbylli konferencën duke theksuar se problemi i dezinformatave është i komplikuar, i cili nuk mund të kapet vetëm nga një kënd, por duhet të kemi qëllime afatgjate, kulturë politike, dialog ose krijim të shoqërisë ku të gjithë qytetarët i kanë shkathtësitë themelore që të njohin dezinformata dhe propagandë, por ajo zgjatë shumë më gjatë.

Bardhyl Jashari, foto: Vanço Xhambaski, CC-BY
Bardhyl Jashari, foto: Vanço Xhambaski, CC-BY

“Problemi është që tani çfarë duhet të bëjmë dhe për këtë duhet të kemi aksione afatshkurtra. Kjo është edhe çështje e sigurisë – është me rëndësi që kjo është e njohur nga të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat dhe duhet të ketë aksion, pasi që, jo që nuk ekzistojnë projekte dhe iniciativa, por nëse e bëjmë në mënyrë strategjike, mendoj se do të jemi më efikas. Është me rëndësi që Qeveria dhe organizatat civile janë të hapura për bashkëpunim. Është shumë me rëndësi që bashkë të fillojmë të punojmë, fillimisht të kemi dokument strategjik, që në kuadër të kompetencave, të kontribuojmë”, tha Jashari.

Paneli: “Zgjidhje dhe hapa të ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët”. foto: Vanço Xhambaski, CC-BY
Paneli: “Zgjidhje dhe hapa të ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët”. foto: Vanço Xhambaski, CC-BY

Ndryshe, konferencën e sotme e hapi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ndërkaq morën pjesë përfaqësues nga institucionet përkatëse, profesionistë, sektori civil dhe pjesëtarë nga komuniteti ndërkombëtar. Ngjarja synoi të ndërtojë një qasje shumë-sektoriale për adresimin e kësaj çështjeje të rëndësishme përmes angazhimit të përbashkët të institucioneve shtetërore, mediave të pavarura, organizatave të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.

Konferencën e plotë mund ta shihni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button