Është shpallur konkursi për ndarjen  çmimit shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ për vitin 2022

Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ shpalli Konkurs për ndarjen e po të njëjtit çmim shtetëror“ për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

Konkursi do të zgjasë prej 1 deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe është i disponueshëm në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës.

Në përputhje me nenin 5 të Ligjit për çmime shtetërore dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore, me çmimin “Shën Klimenti i Ohrit” jepet mirënjohja më e lartë për realizimet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës ,artit, shëndetësisë, sportit dhe mbrojtjet dhe avancimin e mjedisit njerëzorë në aktivitete  sociale.

Në vit mund të ndahen më së shumti deri më pesë çmime.

Çmimin shtetëror e ndan Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” , i përbërë prej një kryetari dhe 12 anëtarë, i cili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.

Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RMV më 8 dhjetor– Ditën e shën Klimentit të Ohrit.

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për herë të parë është ndarë në vitin 1996.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button