Osmani nga Tokio në Uashington: Do të zhvillohet Dialogu strategjik me ShBA-të

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili po qëndron për vizitë në Japoni, nga Tokio do të udhëtojë për në Uashington, ku do të fillojë Dialogu Strategjik me Shtetet e Bashkuara, transmeton Portalb.mk.

Osmani do të kryesojë delegacionin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në agjendë janë takime të shumta bilaterale.

Agjenda përfshin takime të shumta bilaterale me zyrtarë të lartë të SHBA-së, si dhe figura të shquara të shoqërisë civile dhe think-tank organizatave. Fokusi do të jetë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe krijimin e shtigjeve të reja për bashkëpunim në të ardhmen. Maqedonia e Veriut do të ketë pozitë prioritare në administratën amerikane, njoftoi ministri.

Në ShBA tashmë ndodhet edhe ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila së bashku me ministrat e Ekonomisë dhe Kulturës, Kreshnik Bekteshi dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska, është pjesë e delegacionit tonë.

“Përmes mbajtjes së Dialogut strategjik, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një fazë të re në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella, e cila është veçanërisht e rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për të gjithë rajonin, veçanërisht në kontekstin e kërcënimeve aktuale të sigurisë. Njëkohësisht, është shprehje e përpjekjeve tona të përbashkëta për forcimin e lidhjeve dhe promovimin e vlerave të përbashkëta për zhvillim demokratik dhe stabilitet në rajon”, tha Petrovska.

Në agjendën e saj, siç bëri të ditur ajo, janë më shumë takime në Pentagon, si dhe në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button