Bregu i Vardarit në Karposh pa ndriçim, qytetarët shëtisin në errësirë ​(Foto)

Shtegu i këmbësorëve dhe i biçikletave përgjatë lumit Vardar në komunën e Karposhit nuk është ndriçuar fare ditët e fundit. Qytetarët që rekreojnë në mbrëmje janë në rrezik për shkak të errësirës. Me përjashtim të një numri shumë të vogël dritash që funksionojnë, i gjithë shtegu nuk ndriçohet në shtrirjen nga ura e “Kombeve të Bashkuara” deri te ura në Hotel Alexander Palace, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të temperaturave të larta, shumë qytetarë ngasin biçikleta dhe rolera, vrapojnë nëpër shtigje apo ecin natën. Por, me përjashtim të disa çiklistëve, asnjë nga rekreatorët tjerë në bregun e Vardarit nuk e ka ndriçimin e vet dhe ekziston rrezik i lartë për përplasje në vetë pistën.

This slideshow requires JavaScript.

Për dallim nga territori i Karposhit, shtegu i biçikletave dhe këmbësorëve përgjatë bregut të Vardarit nëpër komunat Qendër dhe Aerodrom ndriçohet në mbrëmje.

Meta.mk sot i ka dërguar pyetje Komunës së Karposhit për të kuptuar arsyet pse nuk funksionon ndriçimi i shtegut për këmbësorë dhe biçikleta në bregun e Vardarit. Morën një premtim se do të merrnin shpjegim për situatën, por përgjigjet nuk erdhën.

Ndryshe, Komuna e Karposhit në pranverë ka filluar një aksion për uljen e konsumit të energjisë elektrike nga ndriçimi i rrugëve. Së pari, u bë një ndërprerje e plotë e energjisë në periudhën pas orës 1 të mesnatës. Ditët e fundit është bërë përpjekje për rregullimin e ndriçimit publik në mënyrë që të funksionojë çdo e dyta llambë nëpër lagje. Mirëpo, deri më tani nga autoritetet komunale nuk ka sqarim nëse kjo është arsyeja që shtegu i biçikletave dhe këmbësorëve përgjatë Vardarit është pa ndriçim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button