Lajm i hidhur nga kopshti zoologjik i Shkupit, ka ngordhur njëri nga dy ujqërit e bardhë

Ka vdekur njëri nga dy ujqërit e bardhë të llojit të rrezikuar të ujqërve të Arktikut (Canis lupus arctos), për lindjen e të cilit Kopshti Zoologjik i Shkupit njoftoi më 12 maj. Këtë informacion për Meta.mk e konfirmoi drejtori i kopshtit zoologjik Kristijan Stamenov, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Para disa ditësh vdiq njëri nga ujqërit. Priten rezultatet e autopsisë. “Ujku tjetër është mirë, është pastruar nga parazitët dhe këto ditë duhet të pranojë vaksinë”, tha Stamenov.

Ai theksoi se kjo ishte pjellë e parë dhe kujdesi për ujqërit e porsalindur është specifik, sepse ata lindin në strofkë.

“Ata përparonin jashtëzakonisht mirë, nuk kishte asnjë tregues se diçka nuk ishte në rregull. Nuk donim t’i ndanim nga nëna. Por pavarësisht faktit se ndodhën shumë gjëra pozitive, ndonjëherë ndodh diçka negative”, tha Stamenov.

Në muajt e fundit, përveç faktit që lajmi i mirë për bebe boom-in në kopshtin zoologjik të Shkupit ka bërë xhiron e botës, në kopshtin zoologjik kanë vdekur edhe një pinguin, një antilopë dhe majmuni Miki.

Stojmenov thotë se nga autopsia e kryer në këto kafshë është konstatuar se Miki kishte probleme kardiovaskulare. Për pinguinin nga Shoqata Evropiane e Kopshteve Zoologjike dhe Akuariumeve (EAZA) u rekomandua eutanazi sepse kishte probleme me kockat dhe antilopa kishte kancer metastatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button