Mbështetja e Vuçiçit për Putinin nuk është diçka e mirë, alarmojnë nga Parlamenti Evropian

Deputetja e Parlamentit Europian, Viola von Cramon deklaroi se nuk është diçka e mirë fakti që presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mban anën e homologut rus, Vladimir Putin, raporton EN.

Në një intervistë për “N1”, Cramon u shpreh se Serbia po qëndron në anën e gabuar të historisë, teksa shtoi se ka pasur një bisedë me Vuçiç, temë e së cilës ka qenë edhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë.

“Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht dhe për shkak të kësaj populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike”, tha Cramon.

Ajo nënvizoi se Serbia duhet të ulë varësinë nga gazi rus, megjithatë sipas saj, i takon qeverisë serbe që të vendosë në lidhje me këtë çështje.

Këtë të hënë, Vuçiç njoftoi arrtijen e një marrëveshjeje trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Ai e cilësoi marrëveshjen të favorshme për Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button