Do të investohen 40 milionë denarë në 4 shkollat e Gostivarit, premtoi ministri i arsimit

Në Gostivar pritet të realizohen punime në katër shkolla fillore, ka premtuar ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit do të investojë  rreth 40 milionë denarë  për rikonstruimin e  4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit”, deklarojnë nga ministria.

Investimet janë paraparë për fasadën e shkollës fillore “Goce Dellçev”, ndërsa në shkollën “Faik Konica” do të ndërtohen pajisjet sanitare dhe muret e brendshme. Punimet pritet të përfundojnë deri në muajin gusht.

“Në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni  i shkollës fillore “Ismail Qemali”, si dhe zëvendësimi i çatisë dhe pajisja e tërësishme e kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar””, sqarojnë nga ministria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button