Një 28 vjeçar nga Maqedonia ka humbur jetën në aksident trafiku në Kosovë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të fshatit Duraj afër Kaçanikut jetën e ka humbur një shtetas nga Maqedonia B.Z 28 vjeçar.

Sipas policisë shkak për aksidentin ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, për çka vozitësi i veturës BMV ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë aksident trafiku janë lënduar edhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë në veturë.

Vozitësi B.Z ka marrë lëndime të rënda dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa dy personat e tjerë janë dërguar në spitalin e Ferizajt, ka theksuar zëdhënësi i policisë regjionale Agim Gashi.

Lajme të ngjashme

Back to top button