Prokuroria ngriti padi ndaj dy fajdexhinjve nga Shkupi, të cilët kërcënuan me hanxhar një person edhe pse ua kishte paguar borxhin

Prokuroria njoftoi se ka ka ngritur padi penale ndaj dy personave pasi kanë përdorur hanxhar gjatë pagesës së borxhit prej 900 eurosh dhe me dhunë e kanë detyruar borxhliun të hipë në vetur. Ngjarja ka ndodhur më 26 maj në Shkup, ndërsa policia ka arritur të arrestojë dy zhvatësit dhe të shpëtojë të rrëmbyerin, transmeton Portalb.mk.

Sipas prokurorisë, dy të dyshuarit që kanë punuar në një agjenci për sigurim verën e kaluar, 35 vjeçarit nga Shkupi “huazuan” 55 mijë denarë, por deri në kërcënimin me hanxhar llogaritën se huamarrësi duhet t’ua kthejë 360 mijë denarë ose 7 herë më shumë se borxhi fillestar. Borxhi është shlyer me tre këste, por fajdexhinjtë kanë vazhduar lojën e famshme të dhunshme dhe kërkuan edhe 5 mijë euro të tjera.

“Sipas marrëveshjes gojore me kamatë duhej t’i kthente nga 28.000 denarë për çdo 20 ditë dhe për çdo ditë shtesë edhe nga 1.000 denarë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, në periudhën nga janari 2022 deri më 09.05.2022, i dëmtuari të dyshuarve ua ka paguar shuma monetare prej 120.000, 180.000 dhe 60.000 denarë. Gjatë gjithë asaj periudhe, të dyshuarit, përndryshe punonjës të një agjencie sigurie, e kanë kërcënuar në telefon se do ta vrisnin nëse nuk i kthente paratë. Ata kanë ardhur edhe në shtëpinë e tij në disa raste duke e kërcënuar atë dhe të atin e tij”, njoftoi prokuroria.

Para pesë ditësh, përsëri e telefonuar sërish huamarrësin e pretenduar dhe e kanë kërcënuar para një marketi në Çair kur e kanë rrahur dhe i kanë kërkuar që t’i kthejë edhe disa para. Të njëjtën e kishin vazhduar edhe ditën tjetër.

“Më 26 maj e kanë thirrur përsëri në një garazh me kate në Karposh, ku kanë punuar si sigurim dhe i kanë kërkuar që t’u japë edhe 300.000 denarë. Kur i dëmtuari ka thënë jo, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një mjet të rrezikshëm – hanxhar, duke e kërcënuar të dëmtuarin se do t’i presë gishtat dhe do ta vriste nëse nuk i paguante paratë deri në fund të ditës. Ata e futën viktimën në një makinë dhe me të u nisën për në Çair, por u kapën nga zyrtarët e policisë”, thuhet në deklaratën e prokurorisë, e cila kërkon paraburgim për huadhënësit e dhunshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi të premten se ka shpëtuar viktimën nga dy 23-vjeçarë të dhunshëm.

“Me datë 26.05.2022 rreth orës 21:45 në bulevardin “Makedonsko Kosovska Brigada” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair kanë arrestuar H.A (23) nga fshati Patishka Rekë, Shkup dhe A.S (23) nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht B.Z (35) nga Shkupi dhe me dhunë e kanë futur në veturën “Mercedes”, pas së cilës e kanë kërcënuar për shkak të gjoja borxhit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhej në njoftimin e MPB-së

Më vonë nga hetimet u zbulua se huadhënësit e dhunshëm kanë përdorur edhe hanxhar, gjë e cila u bë e ditur sot nga prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button