Brazil, është rritur në 84 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Është rritur në 84 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensive në zona të ndryshme në rajonin Pernambuco të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i rajonit Pernambuco, Paulo Camara në një konferencë për media tha se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 84, nga të cilët 79 kanë humbur jetën që nga dita e premte e deri më tani.

“Numri i viktimave i cili më parë u njoftua si 56, nuk është mundur të përcaktohet ende saktësisht”, tha Camara duke shtuar se vazhdojnë punimet kërkim-shpëtimit.

Ai tërhoqi vëmendjen se punimet vazhdojnë në 12 rajone të cilat janë në situatë kritike. “E dimë se këto orë të para janë shumë të rëndësishme. Tani është koha për të kaluar në veprim në mënyrë efektive. Kam biseduar me të gjithë kryetarët e bashkive për të përgatitur një plan pune”, deklaroi Camara.

Më tej Camara informoi se për punimet e kërkim-shpëtimit dhe infrastrukturës në rajonet e prekura nga shirat intensivë janë ndarë 100 milionë real brazilianë (rreth 21 milionë dollarë).

Në rajonin Pernambuco të Brazilit u shpall situatë emergjente në 14 qytete për shkak të shirave intensive që janë efektivë që nga fillimi i javës.

Autoritetet kanë njoftuar se për shkak të përmbytjeve janë evakuuar rreth 4 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button