Gazetarë kosovarë mbajtën takim me përfaqësues të SHGM-së, e vizituan edhe Fondacionin Metamorfozis

Përfaqësues të Asociacionit të Gazetëve të Kosovës (AGK) dhe gazetarë nga disa media kosovare të premtën mbajtën takim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe realizuan vizitë në Fondacionin Metamorfozis, shkruan Meta.mk, njofotn Portalb

Siç informuan nga SHGM, në takimin e punës është biseduar për gjendjen e gazetarëve dhe mediave në të dy vendet.

Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së para rreth 20 kolegëve nga media të ndryshme nga Kosova i ka prezantuar projektet vijuese dhe angazhimet e SHGM-së në drejtim të përmirësimit të solidaritetit të profesionit, por edhe për mbrojtje të gazetarëve në RMV kur ata janë nën kanosje.

Xhemail Rexha, kryetar i këshillit të Asociacionit të Gazetëve të Kosovës, ka folur për gjendjen me të drejtat e gazetarëve, por edhe sfidat të cilat i kanë mediat në kontekstin e tyre lokal. Ai ka theksuar se vizitat e këtilla kollaborative në vendet fqinje dhe këmbimi i përvojave dhe dijenive pozitivisht ndikojnë në komunikimin dhe bashkëpunimin e ardhshëm midis gazetarëve në gjithë rajonin.

Në këtë takim pune është biseduar për mundësinë që të organizohen vizita të ngjashme studimore të gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor në tema të cilat do të jenë në interes të gazetarëve, por posaçërisht në drejtim të avancimit të përbashkët të standardeve profesionale dhe shpërndarjes së informatave për shembuj të suksesshëm nga puna e gazetarëve dhe mediave.

Përfaqësues të Asociacionit të Gazetëve të Kosovës (AGK) dhe gazetarë nga disa media kosovare ishin për vizitë edhe tek Fondacioni Metamorfozis. Ata realizuan takim me menaxhmentin e Fondacionit dhe me një pjesë të kuadrit redaktues të Portalb, Meta dhe Vistinomer, me ç’rast kanë këmbyer përvoja për disa çështje të rëndësishme.

Në takim është biseduar për gjendjen me mediat në të dy vendet, kanë këmbyer përvoja lidhur me punën e gazetarëve, ndërsa interes të veçantë kolegët nga Kosova kanë shfaqur për funksionimin e Vistinomer.mk në pjesën e verifikimit të fakteve dhe luftës me dezinformatat në vend.

Përndryshe, vizita e kolegëve nga Kosova është pjesë e aktiviteteve të Asociacionit të Gazetëve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë për integritet informativ të gazetarëve dhe parashikon vizitë të një grupi të gazetarëve të rinj në disa organizata mediale, por edhe media në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button