Vërshimet në Tetovë, Kasami: Pasojat vijnë nga investimet joadekuate (VIDEO)

Më shumë se problemi i prurjeve dhe reshjeve të shiut paraqesin investimet joadekuate. Në pjesën më të madhe të qytetit, dëmet dhe problemi është paraqitur si rezultat i një kohë më të gjatë investimet infrastrore, investimet publike, kanalizimet atmosferike dhe fekale nuk kanë qenë ata të cilët duhej të jenë apo nuk kanë qenë adekuate, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami pas mbledhjes së mbajtur të Shtabit të krizës lidhur vërshtimet që shkaktuan reshjet e rrëmbyeshme që kapluan qytetin këtyre dy ditëve, njofton Portalb.

“Nga reshjet e mëdha të shiut dhe prurjet që erdhën si rezultat i këtyre reshjeve të shiut në shumë rrugë dhe rrugiva të lagjeve të qytetit u paraqitën vërshime, të cilat janë futur edhe nëpër oborret dhe bodrumet e shtëpive. U ballafaquam me një situatë absurdi ku, nuk e di a ka në ndonjë tjetër vend nëpër botë, kanalizimet atmosferike të derdhen në kanalizimet fekale dhe në disa shtëpi të qytetarëve është kthyer uji i kanalizimeve fekale nëpër bordumet e tyre. Një rast tjetër eklatant që tregon se çfarë ka ndodhur në të kaluarën këtu paraqet shkolla ‘Liria’ tek klumi i së cilës disa herë është intervenuar dhe sot përsëri na paraqitet një problem ku një pjesë e pllafonit të një klase ka rënë si rezultat i rrjedhjes së ujit nga kulmi”, tha Kasami.

Sipas Kasamit, në të kaluarën të gjithë investimet publike të cilat janë bërë më shumë kanë krijuar dhe gjeneruar probleme se sa i kanë zgjidhur të njëjtat.

“Ka diku 4-5 vite që Komuna e Tetovës me përkrahje të UNDP-së ka pasur një studim fizibiliteti për të gjitha pikat kritike ku kanë qenë të bllokuara apo kanë mbaruar askund kanalizimi atmosferik dhe është dashur të ketë disa bajpase që ato të lidhen dhe të kalojnë pjesën e poshtme, të kalojnë në lum apo nëpër fushë ku ka kanale thithëse dhe ai studim nuk është vënë në praktikë dhe nuk janë përgatitur projekte konkrete dhe ato pika kritike, ato bajpare të krijohen që të kemi një sistem kanalizimi i cili do të jetë funksional”, tha Kasami.

Lidhur me gjendjen e krijuar me reshjet e shiut, që kaploi rajonin e Maqedonisë së Veriut, ku dëme të konsiderueshme shkaktoi edhe në Komunën e Tetovës, në mbledhjen e sotme të Shtabit të kizës të Komunës janë sjellë disa përfundime, edhe atë:

  1. “Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qeveria lidhur me menaxhimin e situatës dhe shpërblimin e dëmeve,
  2. Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qyteti i Shkupit lidhur me pastrimin e rrugëve,
  3. Të vendohet kontakt numër për tu paraqitur dëmet nga ana e qytetarëve,
  4. Të vendoset komunikim i vazhdueshëm me qendrën për menaxhim me krizat, policinë dhe drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim lidhur me ndërmarrjen e masave paraprake për evitimin e dëmeve më të mëdha,
  5. Të bëhet kërkesë deri në qeveri për intervenim tek lumenjt, konkretisht për të pastruar shtretërit e lumenjve,
  6. Të formohen viber – grup në të cilin do të kordinohet shtabi i krizës lidhur me masat preventive të cilat duhet që të ndërmeren në rast të krizave,
  7. Të intervenohet në pjesën e kanalizimit atmosferik (në plan afatgjatë)
  8. Të bëhet kontrollë i ujit për pije.”

Pasditen e sotme Tetova është kapluar nga reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshërit, të cilat kanë shkaktuar dëme në të gjithë rajonin e Pollogut.Shumë shtëpi dhe nënkalime janë mbushur me ujë, ndërkaq edhe rrugët kryesore si rruga “Ilinden”, “Dardania”, “Lagja 172” dhe në qytet janë vërshuar. Në disa pjesë të qyetetit është raportuar edhe për ndërprerje të rrymës elektrike. Për vërshime është raportuar edhe në fshatin Shipkovicë dhe Reçicë, ku shiu ka shkaktuar dëme në rrugë dhe shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button