Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

Vërshimet shkaktuan mjaft dëme materiale dhe ngjallën frikë edhe tek banorët e komunës së Çairit, ku në disa lagje kishte përmbytje të mëdha.

vershime ne Çair 2 (Custom) (Custom)

Familja Limani nga lagjja e Dizhonit e pësoi mjaft keq, pasi që shtëpia e tyre u bë e pa banueshme shkaku i vërshimeve.

 

“Fëmijët i kam dërguar tek prindërit e bashkëshortes, sepse këtu nuk mund të rrihet për momentin. Të gjitha orenditë që kemi pasur janë prishur prej ujit. Erdhi deri tek vërshimet sepse i gjithë uji i oborrit të shollës ‘Imri Elezi’ mblidhet në oborrin tim dhe nga të reshurat e mëdha kanalizimi nuk e përballoi dhe kështu na u fut uji brenda në shtëpi”, tha për Portalb, kryefamiljari Kadri Limani.

Ai shtoi se rastin e ka paraqitur edhe në komunën e Çairit dhe iu është thënë që duhet të pritet deri sa të dalin ekipet në teren.

vershime ne Çair3 (Custom) (Custom)

“Kjo është hera e tret që ndodh një gjë e tillë. Dy të parat nuk i kam paraqitur nga vet shkaku që vet i kam sanuar, mirëpo tani është dëmi shumë i madh. Nga komuna më thanë se duhet të pres dhe se së shpejti pritet të dalin ekipe në teren”, shtoi Limani.

Nga komuna e Çairit, Rami Qerimi bën të ditur se ekziston komision i cili do të vlerësoj dëmin dhe në bazë të tij do të ndihmohen qytetarët.

vershime ne Çair pro (Custom)

“Është paralajmëruar se do të ketë të reshura sërish dhe komisioni do të pret pak, mirëpo ditëve në vijim ata do të dalin në teren dhe do të vizitojnë ata persona që kanë kërkuar ndihmë në komunë, dhe në bazë të dëmeve ata do të ndihmohen. Deri më tani disa dhjetëra banor të kësaj komuna janë drejtuar për ndihmë, mirëpo ka gjasa që ka ende por që janë paraqitur në Qeytetin e Shkupit”, tha për Portalb, Qerimi.

Përmbytje kishte edhe në lagjen e Gazi Babës dhe Seravës, ku banorët u ankuan se shkaku i kanalizimit të parregulluar si dhe  rrugëve të mbushura me gropa, ata ishin të rrezikuar.

vershime ne Çair 5 (Custom)

“Ishte katastrofë, uji filloi të hyjë brenda kurse në dyqan kam kompjuterë të cilët janë të lidhur me rrymë dhe menjëherë filluam të largonim ujin me kova. Rrugët ishin të pakalueshme, më shumë ngjanin në lum sesa në rrugë, i hapëm kapakët e kanalizimit por ishte e kotë, shiu bëri të veten”, tha Enis A., pronar i një internet kafeje në lagjen Gazi Babë.

“U bllokuam ishim në stres vetëm prisnim kur do të na hyn uji brenda. Oborri u bë si një liqe dhe kanalizimi vetëm kthente ujin prapa. Të gjithë u quam në këmbë edhe pse ishte shumë vonë, morëm shishe plastike e kova të ndryshme për të parandaluar ujin që të na hyjë në shtëpi”, tha Ramiz T., banor në lagjen Serava.

vershime ne Çair 4 (Custom)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button