RMV, fushata për siguri në komunikacion “Edhe unë edhe ti – të gjithë jemi këmbësorë” u promovua në Gostivar

Nën moton “Edhe unë edhe ti – të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë!” sot në Gostivar u promovua fushata e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakultetit për siguri nga Shkupi. Këmbësorëve dhe shoferëve u janë ndarë materiale promovuese, njofton Portalb.

Fushata për përmirësim të sigurisë në rrugë, siç informoi kryetarja e KRSKRR, Gordana Kozhuvarovska, realizohet në më shumë qytete në shtet dhe se qëllimi është që të ngritet vetëdija për përmirësim të kulturës në komunikacion i të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa posaçërisht të këmbësorëve, por edhe të shoferëve të cilët duhet t’i lëshojnë të kalojnë këmbësorët.

“Njëkohësisht, në kuadër të fushatës ‘Maturantë – shoferë të rinj, respektoni rregullat dhe dispozitat në komunikacion’ dërgojmë apel edhe deri te maturantët gjatë natës së tyre më të rëndësishme mundësisht të mos përdorin automobil, të mos konsumojnë alkool dhe të jenë të përgjegjshëm dhe shoferë të vetëdijësuar në komunikacion”, tha Kozhuvarovska.

Dekani i Fakultetit për siguri Nikolla Dujovski u fokusua në gjendjen nga kjava e kaluar, në të cilën, siç tha, për fat të keq, janë evidentuar disa viktima në komunikacion, prej të cilëve dy janë këmbësorë.

Viti i kaluar 2021 është vit kur ka pasur numër më të vogël të viktimave në komunikacion në 15 vitet e fundit. Sipas të dhënave të MPB-së nga katër muajt e parë të vitit 2022 jashtëzakonisht është zvogëluar numri i viktimave. Ndihmës-ministri për marrëdhënie me publikun në MPB Toni Angellovski theksoi se aksionet e këtilla parandaluese drejtpërdrejtë ndikojnë në ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion, ndërsa në këtë mënyrë zvogëlohet numri i viktimave në komunikacion.

Ai deklaroi se në katër muajt e parë të vitit ka 26 viktima, që është për 14 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ka pasur 40. Vetëm në muajin prill të vitit 2022 ka pasur katër viktima, ndërsa në prill të vitit 2021 ka pasur 12, do të thotë numri për madje tre herë është më i vogël me prillin e vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button