Vërshime në Tetovë, rrugë të mbushura me ujë (VIDEO)

Pasditen e sotme Tetova është kapluar nga reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme në të gjithë rajonin e Pollogut, njofton Portalb.

Shumë shtëpi dhe nënkalime janë mbushur me ujë, ndërkaq edhe rrugët kryesore si rruga “Ilinden”, “Dardania”, “Lagja 172” në qytet janë vërshuar.

Në disa pjesë të qyetetit është raportuar edhe për ndërprerje të rrymës elektrike.

Për vërshime është raportuar edhe në fshatin Shipkovicë dhe Reçicë, ku shiu ka shkaktuar dëme në rrugë dhe shtëpi.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button