Thaçi takon ambasadorin e OSBE-së Breth

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në selinë e partisë ishte nikoqir i shefit të misionit të OSBE-së në Maqedoni ambasadori Ralf Breth.

Gjatë takimit bashkëbiseduesitkanë biseduar për çështjet aktuale ngjarjet në vend, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, integrimet euroatlantike si dhe tema tjera nga interesi i përbashkët.

Kryetari i PDSH-së, ashtu siç kumtoi partia, në takim e ka përsëritur qëndrimin e PDSH-së se do të vazhdojë me politikën e saj  në inkuadrim konstruktiv të veprimit politik dhe ka shprehur interes për zhbllokim të mundur sa më të shpejtë  të proceseve integruese të vendit.

Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth, lartë e ka vlerësuar qasjen konstruktive të PDSH-së rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button