fbpx

RMV, janë arrestuar shtatë persona në Shkup, tek ata është gjetur drogë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen mes 28 dhe 29 majit ka kryer kontrolle në dy lokale të gastronomisë në Shkup dhe në një lokal në rajonin e Karposhit ku po mbahej koncert, pas çka ka arrestuar shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike, njofton Portalb.

“Madje, tek R.D.(25) dhe te H.A. (32), të dy nga Republika e Kosovës, janë gjetur nga tri pako me lëndë pluhuri të bardhë, te J.K. (37) nga Gostivari, është gjetur një lëndë e ngurtë, te Z.D. (32) nga Kërçova është gjetur marihuanë, ndërsa te C.S. (27) nga Demir Kapia – marihuanë dhe materie e ngurtë. Personat janë ndaluar në Stacionin policor Karposh dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të dorëzohen parashtresa përkatëse”, informojnë nga MPB.

Siç kumtojnë nga Ministria, në Stacionin policor Qendër, madje, është arrestuar S.G. (24) nga Shën Nikolla, ndërsa në Stacionin policor Aerodrom është arrestuar I.H. (20) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit në objekte hotelierike është gjetur materie pluhur. Edhe kundër këtyre personave do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 215 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button