Mbaroi finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Real Madridit

Finalja e Ligës së Kampionëve sivjet ishte planifikuar të mbahej në Rusi, por për shkak luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë u zhvendos në Paris. Gjithashtu, kjo finale ishte planifikuar të fillojë në ora 21:00, por filloi në ora 21:38, për shkak problemeve gjatë hyrjes së tifozëve anglez, transmeton Portalb.mk.

Në 15-të minutat e parë nuk u zhvillua ndeshje dinamike, ndeshje e cila u veçua me mungesën e goditjeve në portë. Goditja e parë erdhi në minutën e 16-të, kur portieri Courtois e ndaloi sulmin e Liverpulit.

Goditja e sulmuesit Mane në minutën e 21-të e solli në pozitë të vështirë portierin madrilen, i cili së bashku me shtyllën e mohuan golin e Liverpulit.

Në minutën e 43-të shënoi Benzema pas një tollovie në zonën e Liverpulit. Pas kontrollit në VAR, gjyqtari vendosi për pozitë jashtë loje. Kështu, me rezultatin 0-0 mbaroi pjesa e parë.

Real Madridi në minutën e 58-të, përmes një kundërsulmi arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes, 0-1. Goli i Vinisius Junior ishte goli i vetëm i ndeshjes. Sulmet serike të Liverpulit, dështuan për shkak përqendrimit të portierit Courtois, i cili arriti të mbrojë portën e tij.

Ndryshe, Real Madrid ka arritur të fitojë edhe Kampionatin Spanjoll me një diferencë të madhe të pikëve nga Barcelonën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button