U zgjodh Kryesia e re e Partisë Demokratike

227 anëtarë të Këshillit Kombëtar zgjodhën 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, raporton Klan. Mes emrave fitues janë deputeti Belind Këlliçi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Ervin Minarolli, Luçiano Boçi, Agron Shehaj, Luan Baçi, Grigels Muçollari, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Keltis Kruja, Arben Ristani, Aldo Bumçi dhe Florion Mima.

Sakaq pjesë e Kryesisë se re janë, ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, deputetja Ina Zhupa, ish-deputetja e qarkut Durrës, Fatbardha Kadiu, Edith Harxhi, Mimoza Hajdarmataj dhe Eleina Qirici.

Jashtë listës fituese mbeti Arben Imami, ish-Themelues i PD, Genc Pollo, Edmond Spaho, Tritan Shehu, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Me votimin e Kryesisë së re pushon se ekzistuari Komisioni i Rithemelimit që u ngrit në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit. Pas zgjedhjes se Kryesisë së re Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish javën që vjen për të zgjedhur edhe nënkryetarët, si dhe sekretariatet e kësaj force politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button