Ndërroi jetë punëtori në një fabrikë në Maqedoninë e Veriut, dyshohet nga rryma elektrike

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për vdekjen e një të punësuari në një fabrikë në Strugë, derisa rryma elektrike dyshohet si shkak, transmeton Portalb.mk.

“Në oborrin e një fabrike në fshatin Vranishtë të Strugës, në afërsi të një kutie për rrymën elektrike, është gjetur i vdekur punëtori 59 vjeçar D.R. nga fshati Vranishtë, me siguri nga rryma”, deklarojnë nga Policia.

Raportohet që Ndihma e Shpejtë gjatë analizave ka konstatuar që 59 vjeçari ka ndërruar jetë pa shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button